Pushteti kërkon me ligj amnistimin e të dënuarve për mashtrime zgjedhore

Gjykata Kushtetuese nesër do të debatojë për ndryshimet në Ligjin për Falje apo amnisti, të cilin e ka paraqitur një avokat i Shkupit, i afërt me pushtetin, mëson NOVA. Në fakt, në vitin 2009 me ndryshimin e të njëjtit ligj, u bë e pamundshme amnistimi i personave që janë dënuar për parregullsi zgjedhore. Ky propozim  do të mundësojë që presidenti i shtetit të ketë kompetenca për t’i amnistuar personat që janë të dënuar për këto vepra, transmeton Portalb.

“Ligji është i paketuar dhe drejtpërdrejt thotë që “duam prapë të na falin”, por nëpërmjet një zhargoni juridik dhe në mënyrë dinake të rregulluar. Nëse Gjykata e pranon, presidenti do të mundet t’i falë personat e dënuar për mashtrime dhe parregullshmëri zgjedhore”, thonë burimet e NOVA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button