Aliti për shpërbërjen e kuvendit, skenarët do të jenë ndër më të këqijat

Nënkryetari i kuvendit Rafiz Aliti në emisionin “10 minuta” në TV21, deklaroi se nëse nuk ndryshohet vendimi për shpërbërjen e qeverisë, Maqedonia do të futet në një krizë akoma më të madhe se kjo tashmja.

“Skenarët do të jenë ndër më të këqija për interesin e RM-së dhe qytetarët e RM-së. Them këtë pasi që subjektet politike shqiptare janë prononcuar se nëse zgjedhjet mbahen më 24 prill, nuk do të marrin pjesë. Ne nuk e shohim se është interes i RM-së që prej një krize që jemi të hyjmë në një krizë edhe shumë më të thellë. Dhe mendoj se ai vendim duhet të anulohet, për shpërbërjen e kuvendit”, u shpreh Rafiz Aliti, Nënkryetar i kuvendit.

Aliti duke folur për kryqin që u paralajmërua se do të vendoset në Komunën e Butelit, tha se nuk është mirë që simbolet fetare të vendosen në vende jo relevante.

“Gjithsesi se është provokim të vihet një kryq në udhëkryq, për shkak se nuk do të ishte mirë që edhe një xhami të vihet në udhëkryq. Nëse e vendosin në kufi me Komunën e Çairit duhet të kihet parasysh se një pjesë bukur e madhe e banorëve janë të religjionit islam”, shtoi ai.

Aliti tha se qoftë kishë ose xhami, ato duhet të vendosen sipas kërkesës së qytetarëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button