Bejli ka arritur në selinë e VMRO-DPMNE-së

Rreth orës 19, ambasadori amerikan Xhes Bejli, ka arritur hapësirat e selisë së VMRO-DPMNE-së. Ende nuk është e ditur se a do të takohet me kryetarin e partisë në pushtet, Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.

Para selisë së VMRO-DPMNE-së, ka vetëm ekipe të medieve dhe gazetarë, por nuk ka asnjë lëvizje. Bën dritë vetëm një dritare, ndërkaq që kur ka arritur Bejli, askush as nuk ka hyrë as nuk ka dalë. Nga partia ende nuk kanë njoftuar asgjë.

Përndryshe, treshja e Brukselit, Ivo Vajgl, Riçard Hovit dhe Edward Kukan, pak më parë thanë se nuk e dinë se kush do t’i pret në selinë e VMRO DPMNE-së, dhe aq më pak, nuk dihet as ora e saktë e mbajtjes së takimit.

Të tre, në një bisedë joformale, e kanë ndarë këtë informacion me një grup gazetarësh të cilët i kanë takuar në rrugë në afërsi të selisë së partisë në pushtet.

Në qarqet politike sot tashmë qarkullojnë spekulime se treshja do të pritet nga përfaqësues të rangut më të ulët në VMRO DPMNE, dhe jo nga presidenti i partisë Nikolla Gruevski.

Treshja e Brukselit ka zhvilluar takimi të ndara, me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, atë të PDSH-së, Menduh Thaçin dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button