Kryeministri teknik Dimitriev: Nëse nuk ka zgjedhje, të kthehet qeveria politike

Kryeministri teknik Emill Dimitriev nëpërmjet një statusi në “Facebook” e dha mendimin e tij personal për iniciativën për anulimin e zgjedhjeve, e cila sot do të duhet të gjendet në votim para deputetëve, pas rekomandimit të BE-së dhe SHBA-ve, sipas cilëve nuk ka kushte për fer zgjedhje dhe demokratike më 24 prill. Siç mund të konkludohet, Dimitriev kërkon, përderisa anulohen zgjedhjet, të kthehet Qeveria politike, me siguri në krye me eks-kryeministrin Gruevski

“Qeveri teknike me afat më të gjatë është zgjidhje e paqëndrueshme, jo vetëm në lidhje me legjitimitetin, por edhe në drejtim të zbatimit të politikave. Qeveria aktuale teknike ka performansa të kufizuara që është hendikap në zbatimin e politikave, reformave dhe masave për të mirën e qytetarëve, por edhe në realizimin e funksionit themelor për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme. Njëkohësisht kjo rezulton edhe me ngritjen e më shumë padive penale, që vështirëson rrethanat me të cilat funksionon kjo Qeveri” thuhet në statustin e tij.

Sot gjithsej 26 deputetë firmosën nismën e BDI-së për tërheqjen e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit.

Firmat e tyre në këtë nismë i vendosën deputetë nga BDI dhe PDSH si dhe nga partia DOM e Liljana Popovskës.

Siç njoftoi Artan Grubi, shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, nisma do të dorëzohet kur 62 deputetë do të konfirmojnë se do të votojnë për anulimin e shpërbërjes së Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button