Car Dushani është paguar dhe porositur nga qeveria

Përmendorja e car Dushanit e vendosur në urën ‘Syri” në qendër të Shkupit është paguar me para të shtetit, zbulon Plusinfo.

Kjo përmendore është punuar nga artist i njohur emri i të cilit ndërlidhet me disa përmendore të tjera të projektit “Shkupi 2014”.

Përmendorja është punuar në Shkup dhe është paguar me para të shtetit, informon Plusinfo.

Ndryshe, sot ka filluar me punë komisioni i formuar nga kreu i Qendrës, Andrej Zhernovski, i cili do të hetojë rrethanat në të cilat janë vendosur disa përmendore pa dijeninë dhe pa lejen e këtij institucioni. 

Komisioni ka nisur fillimisht me shqyrtimin e planeve për prokurime publike, ndaj është kërkuar qasje në dokumentacionin e plotë.

Komisioni ka si detyrë të ndriçojë rrethanat sesi ka ndodhur që numri i përmendoreve të parapara të shkojë nga 29 në 38 sosh. 

Në mesin e përmendoreve që janë vendosur pa autorizimin e Komunës Qendër është edhe Car Dushani.

Lajme të ngjashme

Back to top button