A erdhi Kerim të bëjë fushatë presidenciale në Tetovë?

Diplomati i njohur dhe njeri ndër pretendentët për t’u kandiduar në zgjedhjet parlamentare, i shoqëruar nga kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arfi, ka qëndruar në Tetovë. Kerim ka dhënë një donacion prej 120 mijë denarë për shkollën fillore Istikball, pjesë e shpërblimit të marrë nga çmimi 11 tetori.

“Kur e morra shpërblimin e 11 tetorit, vendosa që mjetet ti dhurojë edhe atë në dy pjesë, njërën në Shtip dhe tjetrën në Tetovë, ku është lindur nëna ime. Them se Shkolla Istikball, është vendi i vërtetë sepse mësimi zhvillohet në shqip, maqedonisht dhe turqisht dhe këta fëmijë do të jenë ardhmëria e këtij shteti”, tha Kerim.

 “Ky gjest është në pajtueshmëri me politikat e komunës së Tetovës për bashkëpunim dhe zhvillim të procesit edukativo-arsimor dhe falënderoj diplomatin Sergjan Kerim për këtë donacion’, tha Arifi

Sergjan Kerim nuk ka dashur të komentojë nëse kjo vizitë e tij është pjesë e fillimit të kampanjës për garën presidenciale, si kandidat i përbashkët i koalicionit qeveritarë VMRO-BDI.

 “Nuk komentoj asgjë, sepse sot ndodhem në Tetovë për një ngjarje tjetër dhe as që kemi biseduar apo menduar për tema tjera”, tha Kerim për Portalb.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button