Vazhdon bllokimi i refugjatëve në kufirin Maqedoni-Greqi

Mijëra refugjatë vazhdojnë të jenë të bllokuar në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë, shumica e të cilëve kanë depërtuar gardhin që në mënyrë jolegale të mbërrijnë në kampin e improvizuar në Gjevgjeli, njofton Alsat M.

Shumë refugjatë kanë mbetur të ngujuar në Idomeni, pasi Maqedonia përforëcoi kontrollet, sidomos duke penguar hyrjen e emigrantëve të cilët nuk vijnë nga vendet e përfshira nga lufta. Emigrantët alarmojnë se situata është e rëndë, pasi shumica e tyre nuk kanë ushqime të mjaftueshme, ndërsa nuk kanë as ku të kthehen.

Mëngjesin e sotëm policia greke nisi kthimin në mënyrë të organizuar, me autobusë të të gjithë personave të cilët llogariten emigrantë ekonomik. Ata janë rikthyer sërish në Athinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button