Juventus humb 30 mln Euro nga eliminimi në Champions

Eliminimi i Juventusit nga faza e grupeve të Champions League, përveç mundësisë për të konkurruar mes më të mirëve të Europës, shkakton humbje të mëdha edhe në aspektin financiar të shoqërisë.

Sezonin e shkuar, bardhezinjtë arkëtuan maksimumin madjhe më shumë se çdo skuadër tjetër evropiane pavarësisht eliminimit nga Bayerni i Mynihut. Në total, arka e Juventusit u mbush me 65 milionë Euro, 10 më shumë se bavarezët që fituan trofeun. Gjithsesi kohët ndryshojnë, sepse një vit më pas, balta e fushës “Ali SamI Yen” i pengoi bardhezinjtë jo vetëm në rrugën e tyre drejt 1/8-ave por sipas parashikimeve, pritet t’u kushtojë plot 30 milionë Euro dëme.

Nga ana tjetër, dëmi parashikohet më i madh edhe në aspektin psikologjik, sepse do të jetë e vështirë që Conte të motivojë skuadrën në një kompeticion si Europa League. E vetmja dritë shprese në fund të tunelit është fakti se finalja e këtij sezoni do të luhet pikërisht në “Juventus Stadium”, çka mund të bëjë që lojtarët të kërkojnë me çdo kusht ndeshjen e fundit të këtij kompeticioni.

Dhe në fund, një tjetër aspekt por jo më pak i rëbndësishëm mbetet lufta për titullin kampion ku këtë sezon Juve ka një kundërshtar të rrezikshëm sio Roma.

Mungesa në Champions League do të thotë më shumë energji për këmbët e lojtarëve dhe më pak rotacion për trajnerin Antonio Conte dhe në këtë aspekt, ajo që duhet të shqetësohet për eliminimin e bardhezinjve nga Europa që vlen është skuadra verdhekuqe.

Gjithsesi, llogaritë janë thjesht paraprake sepse shuma e sezonit do të mblidhet në fund ku drejtuesit e shoqërisë torineze do të analizojnë deri në detaje pasojat e një tërmeti të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button