Veljanovski në Tiranë: Shqipëria do e marrë statusin në BE

Kryetari i parlamentit maqedonas, Trajko Veljanovski, shprehu të enjten bindjen se Shqipëria shumë shpejt do të fitojë statusin e vendit kandidat dhe shumë shpejt do të realizojë edhe anëtarësimin në Bashkim Europian”.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e  Shqipërisë, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë, Valjanovski theksoi se “jam i bindur se këtë shpërblim e meritoni plotësisht si rezultat i punës dhe anagzhimit të politikanëve, adminisratës dhe shoqërisë shqiptare”.

“Maqedonia gëzohet shumë për këtë sukses shqiptar, besojmë se në të ardhmen ju deputetët do të vazhdoni ta nderoni shtetin dhe shoqërinë shqiptare” , tha Veljanovski.

Duke apeluar për bashkëpunim dhe mirëkuptim më të madh ndërmjet popujve dhe shteteve tona, Veljanovski u shpreh se “e di se kemi edhe më shumë mundësi për zhvillim e bashkëpunim politik dhe aleancë të ndërsjelltë . I kemi edhe më shumë mundësitë për ndërtimin e lidhjeve tona kulturore dhe ndërtimin e urave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik”.

“Ka mundësi për hapa më të gjerë të dy shteteve tona për hyrjen e investimeve te reja. Jam krenar se besoj në miqësinë tonë të ndërsjelltë edhe në dëshirën e madhe për tejkalimin e disa sfidave të ndërsjellta që qëndrojnë në rrugën tonë deri tek suksesi i përbashkët”, tha Veljanovski.

Ai shtoi se “besoj që suksesi i Shqipërisë është njëlloj i rëndësishëm edhe për ne në Maqedoni, ashtu si edhe suksesi i Maqedonisë është i njëllojtë edhe për ju këtu në Tiranën mike”.

“Bashkërisht jemi gëzuar për të gjitha sukseset edhe në politikë edhe në ekonimi, por edhe në kulturë e sport. Konfirmoj vullnetin e Republikës së Maqedonisë për zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. E ardhmja jonë është e gërshetuar me qëllimin e qartë fisnik, qëllim që vijnë nga shembujt pozitivë nga e kaluara”, tha Veljanovski.

Kryetari kuvendit maqedonas u shpreh se “historia politike e Ballkanit dhe raportet mes popujve në të kaluarën karakterizohen me momente konflikti, por edhe me momente të respektimit të ndërsjelltë dhe të bashkëpunimit ekonomik, por edhe të mirëkuptimit, por edhe me akuza të ndërsjella edhe me izolim nacional”.

Lajme të ngjashme

Back to top button