Kryeministri hungarez: Emigrantëve t’u mbyllim kufijtë
Kryeministri hungarez thotë se mbyllja e kufijve është një vendim i drejtë dhe se Hungaria do të vazhdojë të mos lejojë kalimin e kufirit me Serbinë dhe Kroacinë.
“Madje nëse është e nevojshme do të mbyllim edhe atë me Rumaninë”.
Kështu është shprehur kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili në një konferencë shtypi mbrojti zgjedhjet e tij lidhur me krizën e emigrantëve.
“Në Bruksel u theksua domosdoshmëria e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Ebropës dhe ndalimi i emigrantëve”, ka shtuar Oban, i cili saktësoi se “Hungaria do të kontribuojë në mbylljen e kufijve jugorë që shërbejnë si porta hyrëse të emigrantëve, Maqedonia dhe Bullgaria”.