Albulena Haxhiu lirohet nga QKUK-ja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është liruar nga QKUK-ja.

Haxhiu ishte duke u trajtuar në QKUK që nga e premtja, për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar si pasojë e konfrontimit me Policinë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa vazhdon arresti shtëpiak prej 30 ditësh.

“Albulena Haxhiu është liruar nga QKUK-ja me rekomandim të mjekut, dhe është duke vazhduar trajtimin e saj në shtëpi. Tani ajo vazhdon arrestin e saj shtëpiak prej 30 ditësh. Ajo vazhdon të jetë regjim shtrati dhe ndjekjen e terapisë sipas udhëzimeve të mjekut”, ka thënë për Koha.net Tinka Kurti nga Vetëvendosje.

Haxhiu është në mesin e deputetëve të opozitës që janë në arrest shtëpiak për 30 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button