Kate Winslet, lind fëmijën e tretë me burrin e tretë

Aktorja e njohur më së shumti me rolin e saj në filmin Titanic, Kate Winslet ka lindur djalë. Ky është fëmija i saj i tretë, i pari me bashkëshortin e saj aktual, Ned Rocknroll.

Aktorja 38-vjeçare dhe foshnja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, bëri të ditur për ‘Daily Mail’ zëdhënësi i protagonistes së ‘Titanic’.

Kate ka edhe dy fëmijë të tjerë, 13-vjeçaren Mia dhe 9-vjeçarin Joe, fryt i dy martesave të saj të mëparshme.

Aktorja është martuar me Ned Rocknroll dhjetorin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button