Maqedoni, 799 vërtetime për azil në 24 orët e fundit

Në 24 orët e kaluara 799 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për shtrimin e kërkesës për pranimin e të drejtës së azilit.

Prej tyre, siç kumtoi MPB, 333 janë të gjinisë mashkullore, 164 të gjinisë femërore, 295 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe shtatë fëmijë të cilët kanë udhëtuar pa prindër.

Sipas shtetësisë 476 vërtetime janë lëshuar prej shtetasve të Afganistanit, 234 vërtetime të shtetasve të Sirisë dhe 89 vërtetime janë lëshuar prej shtetasve të Irakut.

Nga 1 janari i këtij vitit deri më sot vërtetime për kërkesë për azil u janë lëshuar 83.987 shtetasve të huaj, prej të cilëve 33.494 janë të gjinisë mashkullore, 18.185 të gjinisë femërore dhe 32.103 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si edhe 205 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindin.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë lëshuar vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë – 40.408, Afganistanit – 26.535 dhe Irakut – 17.041.

Nga 1 janari i këtij viti deri më sot deri te Sektori për azil kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit kanë shtruar dhjetë persona (shtatë prej Afganistanit dhe tre prej Sirisë) në bazë të vërtetimit të lëshuar paraprakisht për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Në 24 orët e kaluara deri te Sektori për azil nuk janë shtruar kërkesa për njohjen e së drejtës për azil në bazë të vërtetimit të lëshuar paraprakisht për shprehjen e qëllimit për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës për azil, informon MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button