Ambasada gjermane gëzon fëmijët e sh.f. ‘Kirili dhe Metodij’
Prej sot nxënësit e shkollës fillore ‘Kirili dhe Metodi j’ do të kenë park për të lozur. Ky është projekt i financuar nga Ambasada gjermane në Republikën e Maqedonisë që u promovua sot në Tetovë.
Në këtë ceremoni ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e Gjermanisë Gudrun Elisabeth Steinacker.
Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se Komuna e Tetovës ka një bashkëpunim të mirë me ambasadën e Gjermanisë në Maqedoni të cilët janë duke dhënë përkrahje për përmirësimin e kushteve në shkollat e Tetovës.
“Një projekt të ngjashëm kemi edhe në Shtip, kemi financuar një spital në Shkup dhe një projekt tjetër kemi në Koçan. Besoj se projekte të këtilla do të japin një kontribut për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe qytetarëve”, tha ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni.
Drejtori i shkollës fillore “Kirili dhe Metodij”, Satki Ismaili tha se një park i këtillë do ti largojë fëmijët nga rrugët e këqija.
“Një park si ky është i mirëpritur për nxënësit e shkollës tonë dhe mendoj se aktivitete të këtilla do të jenë të mirëseardhura edhe në të ardhmen”, tha ai.
Vlera e këtij projekti kap shifrën rreth 5 mijë eurove ndërsa Komuna e Tetovës ka marrë pjesë në këtë financim me 3 mijë euro. /Portalb