Fëmijëve u pëlqejnë perimet, vetëm nëse…

Një fakt i njohur botërisht është se fëmijët nuk i pëlqejnë perimet, madje nuk i hanë. Por për fëmijët duhet treguar kujdes që perimet të mos piqen shumë, por të jenë krokante dhe të ruajnë format e padëmtuara.

Ky fakt tregohet nga një studim i Gertrude Zeinstraa pjesë e Division of Human Nutrition. Studimi në fjalë i publikuar në revistën “Food Quality and Preference”, tregon se si janë mbajtur nën vëzhgim grupe fëmijësh mes moshës 4-6 vjeç, 7-8 vjeç, 11-12 vjeç madje edhe më të rritur nga 18-25 vjeç.

Të gjithë këta grupe iu nënshtruan provave gastronomike, ku u ekspozuan përballë perimeve të shtypura, të ziera, perime sallatë dhe të pjekura në zgarë.

Por si për çudi fëmijëve nuk u pëlqenin perimet e skuqura, por të ziera dhe me një sipërfaqe uniformë dhe pa shumë aroma. Por sipas studimit thuhet se duhet treguar kujdes që ngjyra e perimeve të mos jetë e errët pasi në të kundërt fëmijët nuk e hanë./noa

Lajme të ngjashme

Back to top button