Filloi ndërtimi i një seksioni të rrjetit sekondar të kanalizimit në Saraj

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati, e shënuan fillimin e punëve ndërtimore në pjesën e rrjetit sekondar të kanalizimit në v.b. Saraj, në komunën e Sarajit.

“Ministri Izairi, vuri në dukje se duke pasur parasysh se është përfunduar edhe stacioni për pastrim për vendbanimet: Gllumovë dhe Shishevë, kjo do të thotë se në masë të madhe janë siguruar kushte më të mira për jetesë për banorët e komunës së Sarajit, por edhe mbrojtje e ujërave të l. Treska dhe l. Vardar, si dhe mbrojtje e ujërave nëntokësore sidomos në burimet e ujit Rasçe. Punët e ralizuara janë pjesë të projektit “Ndërtimi i sistemeve kanalizuese fekale për vendbanimet: Gërçec, Shishevë dhe Saraj në komunën e Sarajit“. Mjetet me vlerë prej 3 milionë denarë janë siguruar nga Programi i investimeve për vitin 2015, ndërsa pjesa tjetër me pjesëmarrje pronësore të komunës”, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button