FR BESA: Gjykatë Speciale për kriminelë “specialë” (VIDEO)

Të rinjtë e Lëvizjes Besa nëpërmes një aksioni simbolik kanë kërkuar hetim më thelbësorë për rastin “Magjar Telekom” dhe rastet tjera të lidhura me korrupsion.

“Ngritja e procedurave hetimore nga Prokuroria Speciale për disa nga ish funksionarët e lartë të shtetit është një prej lajmeve të shumëpritura, një dritë në tunelin e errët ku na ka futur kjo klasë politike. Moment i rëndësishëm i hetimeve nga Prokuroria Speciale është edhe rasti “Magjar Telekom”, ku janë të përfshirë edhe Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, të cilët dyshohet se kanë marrë ryshfet në vlerë prej disa miliona eurosh”, tha Erhan Ademi, anëtarë kryesisë së Forumit Rinorë pranë Lëvizjes Besa.

Përmes këtij aksioni simbolik të rinjtë e Lëvizjes BESA kërkojnë që të vihet në vend drejtësia, sidomos tashmë kur ka fakte publike se klasa politike e BDI-së është zhytur në krim, korrupsion dhe ryshfet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button