Albafone sjell Mike Dusin në Tetovë

Filmi me përmasa ndërkombëtare “Mikey Boy” i aktorit hollivudian me origjinë shqiptare nga Gjakova,  Mike Dusi vjen nga Hollivudi drejt në Tetovë. Premiera është të enjten, 12 dhjetor në Qendrën e Kulturës në Tetovë.

Ka kaluar vetëm një muaj nga premiera e filmit në kinemanë më të mirë në New York, “AMC Empire” kur Mike Dusi u shfaq me filmin e tij i cili nxjerr në pah pjesë të jetës shqiptare dhe na përfaqëson në një mënyrë komike.

“Ne duam  dhe do të jemi në hap jo vetëm me ngjarjet që ndodhin në vend por do t’ju paraprijmë edhe ngjarjeve siç është premiera e filmit me përmasa botërore “Mikey Boy”- u shpreh Bleta Abdullai, drejtor marketingu në Albafone. Besojmë se Tetova, qyteti i kulturës dhe gjithashtu qyteti universitar do të shprehë interes për ta mirëpritur sa më mirë Mike Dusin, shtoi ajo.

Nga ana tjetër, Mike u shpreh se është hapitur me mikpritjen që ka parë nga njerëzit në vend dhe premtoi se këto ditë do kalojë akoma më shumë kohë me shqiptarët për t’i njohur akoma më mirë, dhe pse jo, për të përgatitur edhe një film tjetër.

Premiera e filmit është ditën e enjte, më 12 dhjetor, kurse nga datat 13-16 të gjithë të interesuarit mund t’i sigurojnë biletat e tyre FALAS me blerjen e një numri Albafone.

Lajme të ngjashme

Back to top button