Vanhojte shpreson në zgjidhjen e çështjes së mediave

Dua të ju informojë se gjatë bisedimeve arritëm progres, që është arsye për të vazhduar sot. Shpresojë që të gjitha partitë do të jenë konstruktive për ta arritur qëllimin kryesor gjatë ditës së sotme.

Kështu është shprehur lehtësuesi belg Piter Vanhojte, para takimit të grupeve punuese, ku pritet finalizimi i çështjes së mediave, raporton Portalb.

“Punët më të mëdha i kemi menaxhuar mirë, prandaj mendoj se do të kemi mundësi të arrijmë marrëveshjes gjatë ditës së sotme. Kemi arritur të zgjidhim punën e financimit, të funksionimit strukturimit të Këshillit të agjencisë mediatike, si dhe për servisin publik. Çështja tjetër është reklamat qeveritare, që është gjithashtu me rëndësi”, tha Vanhojte duke kujtuar edhe njëher se afati për zgjidhjen e çështjes kalon sot”, tha ai.

Takimit pritet t’i bashkëngjitet edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli.

Kujtojm se sot në mëngjes nëpërmes rrjetit social Twitter tha se marrëveshja është e mundshme vetëm kur pajtohem të gjitha palët:

“Mirëmëngjesi! Një ditë tjetër për negociata. Kompromisi është ende i mundshëm, por dashuria s’mund të vijë vetëm nga njëra anë. Negociatat i dua aq sa të tjerët munden të kontribuojnë”, shkroi Vanhojte.

 

LEXO: Nëse jo Han, Bejli dhe Orav do ta japin “Amin-in” për zgjedhje?

LEXO: Ja doracaku “12 pikësh” i Vanhojtes për gazetarët e pushtetit

LEXO: Çfarë propozon Vanhojte e çfarë VMRO DPMNE për mediumet?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button