Vetëvendosje: Serbia, Mustafa e Thaçi kundër idealit çlirimtar të UÇK-së

Lëvizja Vetëvendosje përmes një statusi në facebook ka reaguar për dënimin e tetë ish-luftëtarëve  të UÇK-së.

Dje Gjykata serbe e Nishit i ka shpallur fajtorë tetë ish-luftëtarë të UÇK-së për terrorizëm, për veprimet që ata i kanë ndërmarrë si ushtarakë kundër ushtrisë pushtuese në shtatorin 1998 në Koshare.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Mustafa e Thaçi kanë gisht në këtë sepse po e ndihmojnë klasën politike serbe që t’i mbërrijë me paqe ato që nuk i mbërriti dot me luftë.

“Marrëdhëniet e ngushta që Thaçi e Mustafa kanë lidhur me Serbinë që nuk është de-millosheviçizuar, e ndihmojnë klasën politike serbe që t’i mbërrijë me paqe ato që nuk i mbërriti dot me luftë. Vuçiqi, Daçiqi e Nikoliqi, këta racistë të dëshmuar, nuk do të ndalen kurrë së përfituari në dëm të Kosovës, për sa kohë të kenë në shërbimin e tyre bandën e kriminelëve të korruptuar që udhëheq vendin tone”, thuhet në statusin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button