“Rama s’ka pasur asnjë takim të fshehtë”

Zyra e Kryeministrisë ka reaguar lidhur me raportimin në disa media, për një takim të fshehtë mes kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve të Patton Bogs.

Këto akuza janë hedhur poshtë në deklaratën e shpërndarë për shtyp, ku është thënë se nuk ka pasur asnjë takim sekret mes Ramës dhe Patton Bogs.

“Disa gazeta kanë raportuar sot mbi një takim “sekret” mes kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve të Patton Bogs. Ky takim është zhvilluar si shumë takime të tjera në zyrën e kryeministrit me kërkesë të përfaqësuesve të kompanisë në fjalë. Në asnjë rast nuk bëhen takim të fshehta në zyrën e kryeministrit dhe qeveria e re shqiptare nuk ka asgjë për të fshehur as në raport me këtë kompani dhe as në raport me çfarëdo kompanie që natyrshëm kontakton drejtpërdrejtë me kryeministrin e vendit. Fakti është se qeveria shqiptare as nuk ka riaktivizuar dhe as nuk ka në plan të riaktivizoje marrëdhënie financiare me Patton Bogs”, thuhet një njoftim./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button