Rama: Ja misioni i dy ministrave të rinj

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dy ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar. Përmes një statusi në “Facebook” kreu i ekzekutivit tregon misionin e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetaj dhe Milva Konomi.

“Misioni bazë për dy ministrat e rinj, përshkallëzimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtësimi i mëtejshëm i biznesit të ndershëm”, shkruan Rama.

Pak orë më parë u bë me dije shkarkimi i Shkëlqim Canit nga Ministria e Financave dhe emërimin në vend të tij i Arben Ahmetajt, i cili deri tani ka mbajtur postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Në krye të kësaj ministrie është emëruar ekonomistja Milva Ekonomi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button