Vetëvendosje: Jemi të rrethuar nga Policia e Kosovës

Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se katër vetura të policisë e kanë rrethuar objektin e kësaj lëvizje, dhe kanë tentuar t’i arrestojnë disa aktivistë të saj.

“Sot rreth orës 20:00 policia tentoi të ndalojë disa aktivistë afër zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje. Arsyet nuk u bënë të ditura”, thuhet në njoftim të Vetëvendosjes.

“Për disa minuta zyra e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë e rrethuar nga katër makina të policisë. Ne dyshojmë se këto janë provokime për shkak të organizimeve për protestën gjithëpopullore të datës 17 shkurt”.

“Por, pas pak kohe policia vendosi të largohet. Tani situata është e qetë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button