Ilir Azemi, 8 muaj burg

Sulmuesi i Furthit, Ilir Azemi, ka shënuar suksese në fushë të blertë pas rehabilitimit nga aksidenti i rëndë që kishte pësuar ne vitin 2014.

Por, jashtë fushës ai ka pasur disa telashe majin e kaluar, për të cilat ‘faturën’ duhet ta paguajë tash.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova ishte nxjerre nga një diskotekë në Nurnberg në natën e 2 majit 2015 pasi kishte ngacmuar femrat, shkruan bild.de.

Ai kishte reaguar duke sulmuar njeriun e sigurimit, ndërsa më pastaj ishte zënë edhe me një polic federal, deri sa të dy ishin rrëzuar për tokë.

Për të gjitha këto, Ilir Azemit i ka ardhur fatura ditëve të fundit. Ai është dënuar me tetë muaj burg me kusht për shkaktim lëndimesh trupore.

Dënimi është i plotfuqishëm. Dhe, siç shkruan gazeta, vetëm pak ka munduar që Ilir të dënohej me burg efektiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button