Ilir Azemi planifikon rikthimin

Sipas mjekut operimi ka kaluar shumë mirë dhe ngjitja e kockave ka filluar, ndërsa futbollisti është i motivuar për kthim në lojë.

Aksidenti dhe lëndimi i rëndë që pësoi Ilir Azemi javë më parë janë lënë pas, ndërsa ai tani është duke planifikuar kthimin në fushën e lojës.

Mjeku i ekipit të tij Greuther Fuerth, Martin Meichelbeck konfirmoi për Bild se operimi kishte shkuar shumë mirë. “Operimi ka shkuar në mënyrë përfekte. Frakturat janë stabilizuar dhe janë vendosur pllakat. Ne jemi të sigurt se Azemi do të jëtë tërësisht i shëndetshëm pas një kohe. Ai është duke marr gjithë kujdesin e duhur për shërim në spitalin në Murnau”, tha mjeku i klubit.

Kur do të mund të godas sërish topin Azemi, ende nuk dihet. Ky stinor është i përfunduar për të. Optimizmi i futbollistit prishtinas është i madh. “Ndjehem shumë më mirë dhe dhe shpresoj se së shpejti do të mund të jetojë ëndrrën time”.

Lajme të ngjashme

Back to top button