Juventus e Gallata mbeten në ankth

Katër grupet e para, A, B, C dhe D (hiq ndeshjen Gallatasaraj-Juventus, e cila është shty për shkak të reshjeve të borës) kanë zhvilluar sonte ndeshjet e fundit të fazës në grupe në Ligën e Kampioneve. 

Vëmendja ishte ë përqendruar në grupin B, në Stamboll, aty ku Gallatasaray ka pritur Juventusin dhe ku bardhezinjëve u mjaftonte barazimi për të kaluar më tej, ndërsa humbja do të kualifikonte skuadrën turke. Mirëpo, ndeshja ndërmjet Gallatasarayt dhe Juventusit është ndërprerë në minutën e 31-të për shkak të reshjeve të borës. 

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Portugezi Pedro Proenca Garcia pas konsultimeve me zyrtarët e dyja klubeve, ka ndërpre ndeshjen pasi vijat e fushës ishin mbuluar nga reshjet e mëdha të borës. 

Ndeshjen tjetër në  këtë grup, atë ndërmjet Real Madrid dhe Kopenhagen e kanë fituar madrilenët me rezultat 0:2. 

Në grupin A, Manchester United që ka zgjidhur çështjen e kualifikimit, përballë Shaktarit ka fituar me rezultat 1:0, ndërsa Leverkuseni në Spanjë përballë Sociedadit, gjithashtu ka triumfuar me rezultat 0:1. 

Në grupin C, Benfika dhe Olimpiakosi luajtën për biletën e dytë që të kualifikon për në fazën tjetër. Portugezët kanë pritur në fushën e tyre PSG-në e kualifikuar dhe kanë triumfuar 2:1, ndërsa grekët e gostitën në Athinë Anderlehtin dhe e mposhtën me 3:1. 

Ndeshjet e grupit D janë zhvilluar thjesht për statistikë. Llogaritë e vetme të hapura ende në këtë grup ishin për vendin e parë dhe për vendin e tretë që të çon në Ligën e Europës. Bayrni kundër Manchester City-t ka pësuar me rezultat 2:3, ndërkohë Plzen ka pritur CSKA-në e Moskës dhe e ka mposhtur me rezultat 2:1.

Rezultatet:

Grupi A:
Manchester United – Shakhtar Donetsk      1:0
Real Sociedad – Bayer Leverkusen   0:1

Grupi B:
FC København – Real Madrid      0:2
Galatasaray – Juventus      0:0 (anuluar)

Grupi C:
Benfica – Paris Saint Germain      2:1
Olympiakos – Anderlecht      3:1

Grupi D:
Bayern Munich – Manchester City      2:3
Viktoria Plzen – CSKA Moscow      2:1

Lajme të ngjashme

Back to top button