Zaev: Derisa isha në intervistë redaktorët pranonin sms-porosi

Isha te Bogatinova, isha edhe te Latas, kolegët e tyre u shkruanin sms-porosi derisa u zhvillonte intervista. Kjo është liria e mediave, tha lideri i LSDM-së, në debatin e sotëm për shoqëri të lirë dhe drejtësi të lirë, organizuar nga koalicioni “Qytetarët për Maqedoninë” dhe “Meritojmë më mirë”, transmeton Portalb.

“Në Maqedoni duhet të ketë fer dhe zgjedhje demokratike, unë për këtë marr frymë. Nuk e di se ku do të më thirrin nesër për takim, por sot jamë këtu dhe dëgjova shumë ide frytdhënëse. Nuk munden vetëm partitë politike ose Organizatat jo qeveritare të theksohen në këtë betejë, duhet të gjithë se bashku”, porositi Zaev.

Në debatin e organizuar panelistët parashtruan ide për një shoqëri civile më efektive dhe media të lira, si faktorë kyç për tu çliruar nga robëria./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button