Sarkozy nën hetime lidhur me financat e fushatës

Presidenti francez Nicolas Sarkozy po merret në pyetje në lidhje me një skandal financiar gjatë fushatës së tij të pasuksesshme për t’u rizgjedhur në 2012, njofton Zëri i Amerikës.

Zoti Sarkozy ishte në gjykatë sot në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimet se një firmë për marrëdhëniet me publikun bëri falsifikime në llogaritë e biznesit duke i dhënë mundësi fushatës së zotit Sarkozy të fshihte shpenzime të paautorizuara mbi kufirin e lejueshëm prej 25 milionë dollarësh.

Disa persona të tjerë janë akuzuar lidhur me këto hetime. Nicolas Sarkozy mbetet kreu i Partisë Republikane dhe pritet të konkurrojë për president vitin e ardhshëm. Ai ngulmon se nuk kishte dieni për skemën e manipulimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button