2095 bursa për studentët e rregullt, aplikoni!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të ndajë 2095 bursa për studentët e rregullt të regjistruar në studimet deri diplomike në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2013/2014.

Bursat janë të dedikuara për disa kategori studentësh, njoftojnë nga sektori për marrëdhënie me opinion në MASH.

a) Grupi i parë, 1500 bursa për studentët e kategorive sociale
b) Grupi i dytë, 630 bursa (590 bursa për studentë të regjistruar nëpër universitete shtetërore dhe 40 për studentë të regjistruar nëpër universitete private) të regjistruar nëpër fakultetet e shkencave teknike, mjekësi që kanë arritur sukses së paku 8.50.
c) Grupi i tretë, 125 bursa(105 për studentë nëpër universitete shtetërore dhe 20 bursa për student nëpër universitete private), student këta të cilët kanë korrur sukses  në studimet e informatikës dhe kanë sukses së paku 9.00.
d) Grupi i katërt, 650 bursa (620 bursa për student të rregullt në universitete private dhe 30 nëpër universitete private), që kanë arritur sukses në drejtimin matematiko-natyror, tekniko-teknologjik, bioteknik ose mjekësi, dhe që kanë arritur sukses së paku 7.00.

‘Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e regjistruar nëpër universitete private dhe publike, që janë studentë të rregullt, që nuk e  kanë humbur vitin akademik, që nuk janë shfrytëzues të bursave nga institucione apo kompani tjera, që janë në vitin e dytë të studimit, shtetas të Maqedonisë dhe që nuk janë më të vjetër se 22 vjet’ thonë nga MASH.

Vlera e bursave të kategorisë së parë është prej 3 mijë deri 5.500 denarë, varësisht prej kategorisë dhe grupit të bursave, ndërsa do ti marrin gjatë nëntë muajve të studimeve.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 22.12.2013, ndërsa mund të aplikoni në mënyrë elektronike në http://konkursi.mon.gov.mk/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button