Vetëm për 3 muaj, Qeveria harxhon thuajse 4 milionë euro për reklamim

Rreth 4 milionë euro ka harxhuar Qeveria dhe institucionet shtetërore për fushata reklamuese në vitin 2013. Kjo shumë është e përafërt me të gjitha fushatat për tre vitet e kaluara.

Nga këto 4 milionë, si që raporton Nova Tv, vetën për tre muajt e fundit janë nënshkruar kontrata për 3,5 milionë euro. Shuma mesatare e një reklame është rreth gjysmë milion euro, reklamat më të shtrenjta janë ata të Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) dhe SHA Elektranat e Maqedonisë.

ShA Elem me datë 24 shtator ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 49 milion denarë apo 780 mijë euro me agjencinë REPUBLIKA e cila do ti reklamojë investimet e kësaj kompanie. Ndërsa në të njejtin muaj AKE ka nënshkruar marrëveshje me OMEGA KOMUNIKEJSHEN në vlerë prej 60 milion denarë apo thuajse 1 milion euro.

Qeveria ende refuzon ti dërgojë Komisionit Evropian të dhëna për atë se sa para ka harxhuar për reklamim nëpër media. Vazhdon të mbetet “sekret shtetëror” sa paguan qeveria për emetim të reklamave.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button