Paditet personi i panjohur që e ka vendosur car Dushanin

Këshilli organizativ për zhvendosjen e përmendores së Car Dushanit ka formalizuar sot padinë penale kundër personit të panjohur për ndërtim pa leje dhe mosrespektim të procedurave për vendosjen e përmendoreve, por edhe për veprën penale “nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare”.

Gjatë dorëzimit të padisë në prokurori, kryetari i Shoqatës Kulturore të Maqedonisë Daim Hiseni kërkoi procedim sa më të shpejtë të hetimit dhe zbulimin e autorëve të ndërtimit pa leje.

“Organit Prokuroria Publike i propozojmë që pasi ta pranojë fletëparaqitjen penale, t’i grumbullojë të gjitha dëshmitë e duhura gojore dhe të shkruara, pastaj t’i obligojë dhe detyrojë organet kompetente për gjetjen dhe zbulimin e atyre që e kanë kryer këtë vepër. Nëse pak ka mbetur ndërgjegje e pastër në këto institucione dhe sadopak të respektohen dispozitat pozitive të ligjeve në fuqi, kërkoj që në afat sa më të shkurtër ta procedojë lëndën në gjyq”, u shpreh para mediave, Daim Hiseni, kryetar i Këshillit Organizativ për zhvendosjen e Car Dushanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button