Demaçi godet përsëri: Mandela ishte hero jo Rugova

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka fol sërish për figurën e ish presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahjim Rugova.

Ai ka ripërsëritur se Ibrahim Rugova nuk ishte hero dhe nuk ka vdekur për kombin.

Megjithëse jo të njëjtën gjë e mendon për ish presidentin e ndjerë të Afrikës Jugore, Nelson Mandela. Sipas tij, Mandelës i takon titulli hero e jo Rugovës. “Nelson Mandelen, e vlerësoj si hero të njerëzimit”, ka thënë ai, transmeton Tribuna.

Ai tha se Rugova nuk pati fuqi asnjëherë të nderojë heronjtë në Prekaz. Demaçi tha se asgjë nuk i ka bërë Rugova dhe nuk ka asgjë personale, por është i prirur ta thotë të vërtetën.

Rugova e la popullin e vet në Kosovë, shkoi në Itali, pastaj edhe në Serbi u bëri apel që të ndalet lufta, dhe sipas Demaçit këtij nuk i thonë hero.

Krejt këto komente, Demaçi i bëri me rastin 10 dhjetorit të ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button