(VIDEO) Ermira: Me rëndësi është të gjendet kush e vendosi statujën, jo kush e rrënoi

Në një konferencë për shtyp, Ermira Mehmeti – Devaja, është deklaruar për pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë në përpjekjet për rrënimin e statujës së Car Dushanit, në mbrëmjen e së shtunës.

“Në parim e gjithë kontraverziteti rreth vendosjes së statujës problematike në urën “civilizimet”, filloi në momentin, kur askush nuk mori informata se kush e ka porositur dhe kush e ka vendosur këtë figurë në urë”, tha Ermira Mehmeti-Devaja.

Ajo, tha se unë nuk dua të merrem me pasojat, por dua të merrem me shkaqet. Sipas saj, deri sa nuk do të ketë përgjigje të saktë se kush, si dhe pse e ka vendosur statujën në atë vend, opinion nuk duhet të merret me atë se kur dhe si e rrënuan, respektivisht tentuan ta rrënojnë.

Ajo u shpreh  decide se nuk mundet me parat e taksapaguesve shqiptarë të ndërtohen statuja të personaliteteve të cilët kanë prerë kokat e shqiptarëve.

“Prezenca e funksionarëve të BDI-së, ka pasur për qëllim që të ulë tensionet dhe se ky aktë nuk duhet të vlerësohet si vandalizëm”, ka deklaruar Ermira Mehmeti.

 Ermira, tha se, kur protestuesit e rrëzuan statujën e Leninit në Kiev, atëherë këtë e konsideruam si demokraci, tani nuk e di pse kjo duhet të konsiderohet si vandalizëm?”

Kjo sipas saj, bëhet për arsye se trajtimi është i orientuar etnikisht dhe jo parimisht. “Luftojmë për një demokraci, ku nuk mund të vendosen statuja në mënyrë arbitrare, të cilët provokojnë konflikte”, tha deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti – Devaja.

  

Lajme të ngjashme

Back to top button