Civil: Të drejtat e njeriut, në Maqedoni mbisundon frika

Gjendja e të drejtave të njeriut në vend përkeqësohet. Dhjetëra të burgosur politik, duke përfshirë edhe dy gazetarë të paraburgosur, gjenden në gjykim apo duke shërbyer dënimin me burg. Është kjo përmbledhja që e bën Qendra për liri, Civil Maqedoni.

“Frika është e përhapur. Njerëzit nuk guxojnë të flasin, të frikësuar për humbjen e punës, ose se nuk do të merrnin vendin e punës, janë nën kërcënim se do të humbasin të drejtën për shërbime sociale dhe publike, dhe frikësohen në shumë mënyra të ndryshme, duke përfshirë kërcënimin e burgut. Ndërkohë, qeveria vazhdon me ndërtimin e monumenteve dhe ndërtesave në stilin e barokut dhe me biznese me investitorët, në mënyrë tërësisht jo-transparente dhe kontroverze.” thonë nga CIVIL.

“Diskriminimi në bazë të përkatësisë politike, përkatësisë etnike apo fetare, gjinisë, statusit social dhe të orientimit seksual janë rutinë e përditshme dhe janë të rrënjosura thellë në institucionet shtetërore dhe qeveritë lokale në politikat dhe praktikat e tyre. Liria e fjalës dhe mediave gati që nuk ekzistojnë fare, duke pasur parasysh format e ndryshme të cezurës shtetërore apo vetë-censurës nga gazetarët për vite.” thonë nga CIVIL.

Sipas tyre, raportet e shkeljeve të të drejtave të njeriut po mblidhen. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë ballafaqohen me diskriminim dhe shkelje të të  drejtave dhe lirive themelore praktikisht kudo – në punë apo nga politikat e punësimit, gjyqësorit dhe policisë, arsimit, shëndetësisë dhe shpërndarjes së ndihmës sociale.

Përkatësia në një parti politike përcakton shumicën e jetës së njerëzve, dhe përkatësia etnike apo fetare vetëm shtojnë në këtë situatë. Hendeku në mes të pasurit dhe të varfërit po zgjerohet, dhe mekanizmat për të ndalur varfërinë janë zëvendësuar me mekanizma që lejojnë të pasurit të bëhen edhe më të pasur.

Civil – Qendra për Liri prezantoi një raport paraprak mbi të drejtat e njeriut duke theksuar format më të zakonshme të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të diskriminimit. Raporti është pjesë e projektit “Zgjidh demokracinë!”, aktivitet i vazhdueshëm të grupeve punuese mbi të drejtave të njeriut të formuar nga Civil .

Në Ditën e të Drejtave të Njeriut , Civil organizon lexim poetik në kuadër të “Vargjet e lirisë “, komponentë e projektit “Fol!”

Lajme të ngjashme

Back to top button