Thuajeni atë që dëshirojmë ta dëgjojmë!

[Recension: Vanhojte për takimin me Milçinin: “Madje edhe në këtë vend” kam të drejtë për privatësi]

Në një portal për dy orë dolën dy artikut për ngjarjen e njëjtë. Ky është i dyti dhe ai përpiqet të fitojë një vërtetim siç duhet “sagllam” nga njëri nga aktorët e ngjarjes. Njëkohësisht, vërehet këmbëngulje në kërkimin e vërtetimit për atë që është shkruar në lajmin e parë dhe këtu ka një lloj këmbëngulësie të tepruar. Mirëpo, pasi burimi ka këmbëngulur që të mbetet në motivet e tij, lajmi është shndërruar në portretizimin e qëllimshëm të burimit. Përndryshe, bëhet fjalë për lehtësuesin Piter Vanhojt dhe pirjen e tij private të kafesë në një restoran në “Mëhallën e Dibrës” në Shkup.
Ванхојте за средбата со Милчин_ „Дури и во оваа држава_ - http___republika.mk_

Linku deri te artikulli origjinal: Vanhojte për takimin me Milçinin: “Madje edhe në këtë vend” kam të drejtë për privatësi

Data dhe koha e publikimit: 10.02.2016, 14:55

Data e recensionit: 11.02.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

KONFIRMOHET TAKIMI, MIRËPO JO EDHE PËRMBAJTJA

Piter Vanhojte, lehtësuesi evropian në dialogun politik vërtetoi se sot ka pasur takim me njerëzit e parë të fondacionit SOROS në Maqedoni. Siç njoftoi “Republika”, në një periudhë kur janë duke u zhvilluar konsultimet për ligjin për medie, në këtë takim, Vlladimir Millçini dhe disa të tjerë nga organizatat – motra të Sorosit, nga belgu kanë kërkuar që “të vazhdohet me presionin”. Vanhojte e konfimoi takimin, mirëpo megjithatë ai nuk deshi ta komentojë përmbajtjen e takimit, e as për atë se pse është kërkuar që të vazhdohet me presionin.

Logjika e këtij teksti niset nga një hipotezë – propozimi i Van hojtes për rregullimin e sferës mediatike është dëshirë e organizatave joqeveritare (nën “а”); organizatat joqeveritare janë nën ombrellën e opozitës (nën “b”); prandaj propozimi i Van Hojtes është i anshëm dhe duhet të refuzohet si i tillë (nën “c”).
Që të dëshmohet kjo tezë, teksti nuk ka “material” dhe bazohet vetëm në një lajm të saktë: ndërmjetësuesi dhe disa anëtarë të mëparshëm dhe aktualë të organizatave joqeveritare kanë pier kafe.

Lajmi i mëparshëm se anëtarët e OJQ-ve me kafen kanë kërkuar edhe presion më të madh nga Van Hojte mbi pjesëmarrësit në procesin negociator te reformat në sferën mediatike, mbetet me burim të padefinuar dhe thjeshtë – ri pezull.

Në telefon është marrë vërtetim nga Hojte se ka pirë kafe, se ky është takim privat dhe se ai ka të drejtë për këtë. Pohimi nëpërmjet pyetjes se ky takim ka lidhje me hipotezën e përmendur nuk kalon tek Vanhojte dhe prandaj vijon defokusimi i llojit: “nëse bashkëbiseduesi nuk e konfirmon atë që e kërkojmë, atëherë nuk bën bashkëbiseduesi” !!!

Në tekst, në mes tjerash, theksohet edhe se:

Gjatë negociatave, ai (Vanhojte, v.j.) nuk përmbahej nga fjalori i pahijshëm dhe i pacipë

Vetëm se, prej ku e di autori se çka ka thënë Vanhojte, kur ato takime kanë qenë të mbyllura!? Fjali është shkruar në formë të drejtpërdrejtë, sikur të jetë thënë nga ndonjë dëshmitar i ngjarjeve.

E që të rrumbullakësohet fotografia se Vanhojte, gjoja, “e urren vendin” janë ofruar fotografi që ai i ka bërë në kohën e lirë, që nuk dëshmon asgjë. Është dhënë edhe një fotografi e Hojtes me dy vajza, me asociacionin se bëhet fjalë për “përzemërsinë me të rinjtë e LSDM-së”.

Dhe kështu, nga pirja e kafes së lehtësuesit me anëtarët e Ojq-ve, kjo përmbajtje mediatike vjen deri te ajo se ai është fotografuar me dy përfaqësuese, gjoja të rinisë së LSDM-së, se e urren vendin ku qëndron… Çfarë përsheshi…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button