7 rregulla për t’u ndier e bukur çdo ditë të javës

Të ndihesh e bukur është një gjendje shpirtërore që vendos mënyrën tonë të të qenit, si flasim, si lëvizim dhe si ndërveprojmë. Të ndihesh e bukur është gjë e mirë dhe nuk është shumë e vështirë… Ne mendojmë se bukuria është te pamja, por të ndihesh e bukur nuk ka të bëjë me pamjen e jashtme, është një gjendje shpirtërore. Nga ana tjetër, ne jemi eksperte për t’u ndier të shëmtuara.

Zgjohemi në mëngjes dhe urrejmë flokët, vëmë re rrudha që nuk i kishim parë më përpara, nuk na bëjnë më xhinset tona të preferuara dhe dalim nga shtëpia me kokën ulur sepse nuk duam që të na shikojnë të tjerët. E kuptuat çfarë duam të themi? Kur ndihemi të shëmtuara, sillemi si të tilla. E njëjta gjë vlen edhe kur ndihemi të bukura. Ecim ngadalë, të sigurta në veten tonë, nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush.

Atëherë përse mos të provojmë të ndihemi të bukura çdo ditë? Fundja, çfarë nevojitet? Jo shumë, mjafton ta provojmë. Këto janë disa rregulla për t’u ndjerë të bukura çdo ditë të javës.

Hiqi mënjanë ‘idealet e bukurisë’ që shikon në reklama. Janë realizuar për të qenë të paarritshme, të stimulojnë te ne nevojën për të konsumuar dhe për të shpenzuar… është efekti kolateral për t’u ndjerë keq me veten tonë. Injorojini!

Gjej pikat e tua të forta (sytë, buzët…çfarëdo) dhe mëso t’i vësh në pah. Një vajzë e bukur dallohet vetëm për një karakteristikë fizike (keni dëgjuar kur thonë ‘ka sy që më magjepsin’) dhe për atë kujtohet.

Gjej pikat e tua të dobëta. Mëso t’i pranosh, ndoshta edhe t’i përmirësosh.

Rrethohu nga miq të vërtetë dhe mos qëndro më me ato shoqe që nuk humbasin rastin të të bëjnë të ndihesh keq.

E njëjta gjë edhe për të dashurin tënd. Ka meshkuj që gjatë gjithë kohës i bëjnë partneret e tyre të ndihen keq. Nëse nuk të pëlqen ashtu si je, mund të largohet…

Kujto që bukuria nuk është vetëm e jashtme, por buron nga brenda. Ndjeshmëria, ëmbëlsia, inteligjenca e një vajze janë gjithashtu të rëndësishme kur bëhet fjalë për pamjen. Mënyra si lëviz, si flet, si shikon janë pjesë integruese të pamjes tënde. Një vajzë që ka një sjellje vulgare nuk i pëlqen askujt, pavarësisht pamjes.

Vishu dhe bëhu e bukur për veten tënde. Mos u var nga gjykimi i të tjerëve sepse do ndihesh e pasigurtë. Fokusohu vetëm te besimi dhe te gjykimi yt. Nëse mendon se je mirë, kaq duhet të mjaftojë. Nëse dikujt nuk i pëlqen…më keq për të!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button