Mesazhi i Aurelës për të vëllanë: U largua me gomone kur ishte 14 vjeç

Këngtarja e njohur Aurela Gaçe ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi, në të cilën shfaqet me bashkëshortin, vëllanë e saj dhe partneren e tij. Kjo fotografi i kushtohet pikërisht atij, vëllait, i cili është rritur në emigracion larg familjes Gaçe. Altini është larguar për në Itali që në moshë të vogël dhe ia ka dalë mbanë i vetëm.

Ja fjalët emocionuese që ka shkruar motra e tij: “Fratelua me nusen. Vellai… iku kur ishte vetëm 14­vjeç , në një gomone, si shumë djem nënash, sot është këshilluesi im më i mirë, e unë e besoj në këshilla sepse i vetëm arriti të rritet,të kalojë adoleshencën pa praninë e familjes, sepse kaloi shumë, ashtu si çdo emigrant e sot me krenari e them se ja doli. Ashtu si shumë emigrantë kudo në botë që nuk duken, nuk bëjnë zhurmë, por përditë punojnë me përkushtim për familjet e të ardhmen . Respekt për gjithë emigrantët Shqiptarë kudo qofshin, që jeta u mesoi kaq shumë”.

Aurela nëpërmjet fjalëve të saj ka përcjellë edhe një mesazh për të gjithë emigrantët shqiptarë dhe për dhimbjen e familjeve të tyre, gjë të cilën e ka përjetuar dhe vetë. Madje nuk kanë qenë të pakta rastet kur ajo ka kënduar këngë për emigrantët dhe ka përcjellë emocion me zërin e saj të veçantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button