Tifozët holandez çmenden pas Rashicës, shkëlqeu në fitoren e Vitesses (Video)

‘Milot Rashica i ka munguar shumë skuadrës së Vitesses në tri ndeshjet e kaluara’, kështu kanë vlerësuar tifozët e kësaj skuadre holandeze.

Se çfarë ndikimi ka 19-vjeçari në lojën e Vitesses u dëshmua të shtunën mbrëma. Vitesse fitoi 3:0 ndaj Heerenveenit në kuadër të javës së 23-të, ndërsa Rashica “pati dorë” në dy prej tre golave.

Ai asistoi mjeshtërisht për golin e parë, derisa siguroi penalltinë prej së cilës u shënua goli i tretë.

“Jam i lumtur që jam kthyer pas tri javësh. Nuk është mirë kur për kohë aq të gjatë nuk i bën gjërat që dëshiron. Për ne ishte një ndeshje e rëndësishme dhe unë jam i lumtur për kontributin që kam dhënë”, ka thënë Rashica.

“Është ndjenjë shumë e mirë, kemi luajtur ndeshje të mirë. Në javët e kaluara nuk ishim shumë të kënaqur. Është koha të kthehemi dhe do ngrihemi disa pozita”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button