Turqia sulmon pozicionet e PYD-së në Halep, Siri

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë goditur pozicionet e organizatës terroriste PYD/PKK në qarkun Azez të Halepit në Siri me ç’rast janë vrarë 29 militantë të PYD-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Zekeriya Karsli, një prej komandantëve turkmen të Cephetu’sh Shamiye-s e lidhur me Ushtrinë e Lirë Siriane në Azez, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se gjatë gjuajtjes me topat e njësive të vendosura në vijën kufitare në Kilis ndaj pozicioneve të PYD/PKK-së në Azez janë vrarë dhe janë plagosur shumë anëtarë të organizatës terroriste.

Ai theksoi se në sulmet ndaj forcave të PYD-së të cilët kanë marrë nën kontroll aeroportin në afërsi të fshatit Minnig në Azez janë vrarë 10, në pozicionet në rrethinën e fshatit Maranas 12 dhe në fshatin Meryemin 7 persona. Karsli më tej shtoi se Forcat e Armatosura të Turqisë kanë sulmuar me topa pozicionet e PYD-së në Siri dhe se sulmet ende janë duke vazhduar.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e inteligjencës ai thekson se forcat e PYD-së kanë pësuar goditje të dukshme nga Forcat e Armatosura të Turqisë, duke i zbrapsur nga pozicionet në aeroportin në Minnig dhe përreth fshatit Maranas.

Dje në rajonin Maranas i ndodhet në jugperëndim të qarkut Azez të Halepit, pjesëtarët e organizatës seperatiste terroriste PYD/PKK kanë hapur zjarr ndaj bazës në Akçabaglar ndërsa Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të rregullave të angazhimit janë kundërpërgjigjur. Ndërsa gjuajtjet me topa në Siri të cilat filluan sot në mesditë ende po vazhdojnë.

Sulmi turk në Halep, Siri
Sulmi turk në Halep, Siri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button