Hammond: Një telefonatë e Putinit mund të ndalë luftën në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin, vetëm me një telefonatë të tij mund të ndalë luftën qytetare në Siri, deklaroi ministri i Jashtëm britanik Philip Hammond, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vetëm një njeri në planetin tonë mund të ndalë luftën qytetare në Siri dhe atë me një telefonatë. Ky është Putin”, tha shefi i diplomacisë britanike, gjatë një emisioni televiziv.

Ai i bëri thirrje Rusisë të ndërpret sulmet ajrore mbi kryengritësit sirian dhe të ndërpret sulmet mbi civilët.

“Kërkojmë nga Rusia të respektojë detyrimet që ka karshi të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”, tha Hammond.

Sipas tij, situata politike atje nuk ka ndryshuar. “Largimi i Assadit do të varet nga gatishmëria e Rusisë për të përdorur ndikimin që ka për ta larguar nga pushteti. Kështu ishte edhe vitin e kaluar”, tha Hammond.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button