Geshovski dhe Vitanovski, lustrimi i dështuar, Kuvendi pranon dorëheqjen e tyre

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në vazhdimin e mbledhjes së 52-të i miratoi dorëheqjet e Bllagoja Geshovskit dhe Janaqe Vitanovskit nga funksionet e anëtarëve të Komisionit për verifikim të fakteve.

Në kërkesat për dorëheqje, Geshovski dhe Vitanovski vlerësojnë se procesi i lustrimit tërësisht ka dështuar në qëllimin e tij.

“Një periudhë më të gjatë kohore, si në Komision, ashtu edhe në opinion e shpreh mospajtimin tim ndaj mënyrës në të cilën po zbatohet procesi në Maqedoni,  përkatësisht konsideroj se procesi tërësisht ka dështuar në qëllimin e tij. Konfirmim i tezave të këtilla erdhi edhe nga Komisioni i Venecias”, thekson Geshovski. 

Vitanovski, ndërkaq, thekson se procesi i lustrimit në Maqedoni” shkon në kahje të gabuar dhe e ka dështuar qëllimin”. “Konsideroj se Komisionin e udhëheq një kryetar jolegjitim. Komisioni në punën e tij, theksin e vendosi në funksionarët e gabuar, në vend të funksionarëve aktualë.

“Gjithashtu, ligji përmban dispozita të cilat Kushtetuta tashmë një herë i ka shpallur
kundërkushtetuese, ndërkaq tani atë e konfirmoi edhe Komisioni i Venecies, me ç’rast Komsioni i shfrytëzoi këto dispozita. Në shfaqjet e mia në Komision dhe në opinion vazhdimisht kam paralajmëruar për vërejtjet e lartëpërmendura, por vërejtjet e mia u injoruan apo mbivotuan nga ana e Komisionit. Nga ato arsye jap dorëheqje nga funksioni i anëtarit të Komisionit për verifikim të fakteve”, thuhet në kërkesën për dorëheqje nga Vitanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button