Filloi ceremonia përkujtimore për Nelson Mandelën (LIVE VIDEO)

Në Johanesburg ka nisur ceremonia përkujtimore për Nelson Mandelën. Udhëheqës të rreth 70 vendeve të botës janë duke ndjekur shërbimin përkujtimor në stadiumin ku në vitin 2010, është mbajtur finalja e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kryeministri britanik, David Cameron, dhe presidenti francez, Francois Hollande, janë vetëm disa nga liderët pjesëmarrës. Udhëheqësi kundër aparteidit dhe presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut ka vdekur më 5 dhjetor, në moshën 95-vjeçare, transmeton Rel.

Mandela do të varroset me funeral shtetëror në qytetin e tij të lindjes më 15 dhjetor. Ndiqeni ceremoninë në videon më poshtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button