Takim Kerim-Xhaferi, BDI do ta propozojë si kandidat për president?

Bashkimi Demokratik për Integrim është afër vendimit që ti qëndrojë mbrapa ish diplomatit Srgjan Kerim për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi gjatë muajve të fundit kanë realizuar disa takime tet-a-tet me Kerimin, shkruan “Slloboden Peçat”.

Siç duket Ahmeti ka vendosur që takimet me Kerimin ti udhëheqë Musa Xhaferi, njeriu i tij i besueshëm, i cili edhe pse nuk ka ndonjë funksion partiak llogaritet si dora e djathtë e kryetarit të BDI-së.

Dilema është, nëse partia e Ahmetit do ta detyrojë partnerin e tij të kualicionit VMRO-DPMNE që Kerim të jetë kandidat i përbashkët ose i pranueshëm si për elektoratin shqiptarë edhe për atë maqedonas.

Kjo është mundësi e dytë për Srgjan Kerim pasi që para pesë viteve nuk arriti që ti fitojë simpatitë e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe të bëhet kandidat i përbashkët në zgjedhjet e kaluara zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button