Tokmakë për thyerjen e kokave të përmendoreve dhe të nxënësve

Erol Rizaov, kolumnë – “ Dushani i fuqishëm u kurorëzua prap”, Utrinski Vesnik
Propagandat në Maqedoni të cilat flasin në emër të Serbëve, krijojnë disponim antiserb, Shqiptarët antishqiptar, e Maqedonasit atibullgar dhe antigrek.
Bullgarët dhe Grekët shohin seri. Po shohim edhe ne çdo ditë dramë tregjikomedike në vendin e përmendoreve.

Branko Gjorgjevski, koment – “Tokmakë për tensione”, Dnevnik
Çdo herë kur dikush brenda natës e merr tokmakun ose shkopin e bejzbollit dhe fillon të thejë diçka që ë paraqet pasuri publike qoftë përmendore, ose edhe më keq, koka të nxënësve, nisma e tij është të krijon tensione në vend.

Toni Naunovski, kolumnë – “ Barbarët erdhën, Maqedonas!”, Dnevnik
Nëse dikush mendon se me thyerje barbare të statujës së Car Dushanit do ta ndalon marrëzinë, gënjehet. Megjithatë, këtë herë me siguri me vetëdije, si në tregimin – sindromi i strucit me kokën në rërë.

Ilija Dimovski, kolumnë – “ Misioni i Moravës, vol.2, Dnevnik
Politikanët tonë të mëparshëm, e sot multiekspertë, janë munduar që të huajve tu spjegojnë se atë që e sheh Evropa në Maqedoni, nuk është si duket, nuk është e vërtetë, dhe se është fantazi. Këta nga Evropa, sipas multiekspetëve tonë të majtë, nuk kanë mundur të shohin, kuptojnë, analizojnë.

Naum Kotevski, editorial – “ Kush parashikon zgjedhje”. Utrinski Vesnik
Ekziston shans e madhe për zhvillim të  situatës e cila do të zhvillohet pas samitit evropian, në të cilin është e njohur se nuk do të fitojmë datë për negociata, që me shpejtësi edhe më të madhe të imponohet tema mbi zgjedhjet parlamentare të parakohshme.

Dimitar Çulev, kolumnë –“Imigrantë dhe ksenofobë”, Utrinski Vesnik
Afishet me përmbajtje  “ Para për gjyshen time , jo për Romët”, ose, “ Më mirë mini fund se sa minare”, më nuk kanë dimension komik.

Sllobodan Najdovski, kolumnë –“ Gruevski – reformator, socialist, komunist, ose…?”, Utrinski Vesnik
Politika e reformatorit të mëparshëm në ekonomi  edhe më shumë po i fiton karakteristikat e ekonomisë socialiste të planifikuar. Vërtetim për këtë përshtypje është lotaria në “ Mkedonski shumi”.

Miroslav Grçev, kolumnë – “Maqedonia nuk u beson lotëve të veta”, Sloboden Peçat
Masa e vërtetë e fatkeqësisë së Maqedonisë përbëhet në faktin se e tëra kjo që po na ndodh, po e pranojmë si gjendje normale. Sikur nuk po ndodh asgjë që është abnormale e tmerrueshme në Maqedoni.

Mitko Jovanov, kolumnë – “ 8 miliardë euro investime – gënjeshtra më e madhe e tranzicionit”, Slloboden Peçat
Ende po presim të fillon ndërtimi i “Luginës së Vardarit”, të paralajmëruar në fushatën elektorale në vitin 2011. Vladimir Peshevski atëherë spjegonte se Kinezët jo vetëm se nuk i kanë përvjelur krahët që ti ndërtojnë hidrocentralet e vogla.

Lajme të ngjashme

Back to top button