Spahiu, në garë për më të mirin në botë (video)

Basketbollisti kosovar, Kenan Spahiu, po e përmbyll një vit mjaft të suksesshëm për karrierën e tij me një nominim të veçantë. Anëtari i skuadrës turke, Fenerbahçe, është futur në mesin e të nominuarve për basketbollistin e ri më të mirë të vitit 2013.

Një nominim i tillë ka ardhur pas paraqitjeve fantastike që Spahiu pati në Evropianin U18 me Turqinë, aty ku u zgjodh MVP. Ai gjithashtu ishte pjesë e 15-shes së Përfaqësueses A të Turqisë, para fillimit të Eurobasketit të Sllovenisë, por në fund nuk u fut në 12-she.

Lajme të ngjashme

Back to top button