Nxënësit e “Cvetan Dimovit” luajnë dramën, “Dituria çelësi i jetës”
Premiera e dramës “Dituria çelësi i jetës” i përgatitur nga Unioni i nxënësve të SH.M “Cvetan Dimov” është mbajtur mbrëmë në Qendrën Informative Kulturore (QIK).
Drama në fjalë përmban tema dhe porosi për jetën primitive dhe jetën e tanishme, se si bëhen padrejtësitë, se si arrihet deri te mossuksesi i nxënësve, dëshpërimi i jetës nga ana e të rinjve e shumë tema tjera me porosi pozitive.