Neziri në Haraçinë: Votoni BDI-në që shqiptarët të jenë më të fuqishëm

Shefi i shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, deputetë dhe funksionarë tjerë partiak kanë vazhduar vizitat të shtabeve komunale. Gjatë ditës së sotme kanë vizituar shtabin komunal në Haraçinë ku kanë realizuar takim me anëtarët e shtabit komunal dhe simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Shefi i Shtabit qendror Bekim Neziri tha se të gjitha shtabet komunale i kemi formuar dhe të gjithë aktivistët e renditur pas BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti në shtabet komunale dhe ata vendore punojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 24 prill të këtij viti. Neziri tha duhet të mbështetet BDI që shqiptarët të jenë më të fuqishëm dhe jo partitë e vogla që formohen dhe aktivizohen tash para zgjedhjeve të cilat kanë për qëllim përçarjen e votës shqiptare”, njoftojnë nga BDI.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button