Nuk shkonte në punë prej 6 vitesh dhe për pak u nderua

Një nëpunës shtetëror në Spanjë u gjobit me 27,000 euro për shkak se nuk shkonte në punë prej të paktën 6 vitesh.

Mungesa e Joaquin Garcias në vendin e tij të punës u vu re vetëm kur 69-vjeçari u përzgjodh për një çmim që duhet të shpërblente angazhimin e tij afatgjatë.

Detyra e Garcias ishte mbikëqyrja e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza, transmeton tch.

Arsyeja përse episodi u diktua kaq vonë ishte një mosmarrëveshje mes kompanisë përgjegjëse të ujit dhe autoriteteve lokale, që mendonin secili për llogari të vet se ndërtesën e kontrollonte pala tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button