Homazhi që Drogba nuk duhet të kishte bërë (Foto)

Didier Drogba dhe Emmanuel Eboue, lojtarët nga Bregu i Fildishtë të cilët luajnë me Gallatasarajin, do të paraqiten para Komisionit të Disiplinës të Federatës së Futbollit të Turqisë pasi kanë shfaqur fraza në homazh të të ndjerit Nelson Mandela gjatë ndeshjes së fundit të skuadrës së tyre.

Në takimin e fituar 2-0 ndaj Elazigsporit, Drogba kishte shkruar “Faleminderit Madiba”, ndërsa Eboue “U prehsh në paqe, Nelson Mandela” në bluzat që kishin veshur poshtë fanelës. Ndeshja u zhvillua të premten (një ditë pas ndarjes nga jeta të liderit afrikano-jugor) dhe lojtarët afrikanë vendosën t’i shfaqnin këto fraza në kujtim të tij.

Por, rregullorja e kampionatit turk ndalon lojtarët të shfaqin slogane apo mesazhe politike dhe për këtë arsye futbollistët e Gallatasarajit do të deklarojnë përpara Komisionit të Disiplinës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button