Dubai e pret Ritën me flamur të Kosovës (Foto)
Rita Ora nuk po ndalet në asnjë moment. Ajo së fundmi po qëndron në Dubai, për të promovuar koleksionin e ri të kompanisë Adidas, imazh i së cilës është vetë ajo.
Pritja që këngëtares shqiptare me famë botërorë i është bërë atje është madhështore. Të shumtë ishin ata që pritën në radhë për t’u fotografuar me të, madje kishte edhe të tillë që qanin nga gëzimi pasi po e shihnin nga afër.
Interesante ishte edhe fakti që aty u prit nga një fanse me flamurin e Republikës së Kosovës, në të cilin edhe e dha nënshkrimin e saj.
Po ashtu Rita është takuar edhe me studentët e kolegjit të Dubait, të cilët e pritën me ovacione dhe duartrokitje të gjata.
Madje njëri nga ta i kërkoi edhe që ajo të jetë shoqëruesja e tij në mbrëmjen e maturës.